
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga operatorët e bizneseve që të lakmojnë turistët që konsumojnë më shumë.
Deri më sot përgjithësisht kanë ardhur turistë që hanë byreqe e sanduich, duke mos dhënë shumë ndihmë te turizmi në përgjithësi.
“Nuk është më koha e sasisë, por e cilësisë. Nuk është më koha e hedhjes së parave kuturu, por është koha që çdo qindarkë të investuar ta investojë në cilësi sektori privat, në cilësinë e shërbimeve. Ne nuk duhet të rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që konsumojnë më shumë”, u shpreh Edi Rama.
Rama tha se nga ana e qeverisë dhe bashkisë do të vijnë duke u shtuar, por nga ana tjetër edhe sektori privat duhet të rritë pagat për punonjësit.
“Besoj që dhe volumi i investimeve të qeverisë dhe bashkisë është rritur në funksion të turizmit dhe do vazhdojë të rritet. Jemi akoma në një moment të brishtë, nëse nuk investojmë akoma më shumë në drejtimet e duhura, mund ta humbim këtë volum dhe për ta mbajtur këtë volum duhet të rritim numrin e turistëve në mënyrë të qëndrueshme. Duhet të jemi shumë të qartë çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe publik. Është koha që çdo qindarkë e investuar të jetë në cilësinë e të gjithë shërbimit të zinxhirëve. Ju inkurajoj të mos hezitoni të rritni pagat edhe më shumë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje