TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2023, 10:52

Senati Amerikan paralajmëron: Të tjerë politikanë do shpallen 'non-grata' në Ballkan!

Shkruar nga Pamfleti
Senati Amerikan paralajmëron: Të tjerë politikanë do
Bob Mendez, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar në Senatin amerikan

Senati Amerikan ka paralajmëruar do të vijojë politika e tyre e shpalljes non grata të politikanëve të korruptuar në Ballkan.

Po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit ka udhëzuar ditën e djeshme ambasadën në Tiranë të zbardhë rastin e arrestimit te Fredi Belerit.

Ndër të tjera këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë raportuar para Komitetit për Punët e Jashtme, mbi problematikat në rajon, por dhe në Shqipëri.

Bob Mendez: “Unë e kuptoj se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është një element kritik për demokracinë. Unë jam i shqetësuar për arrestimin nga policia shqiptare dy ditë përpara mbajtjes se zgjedhjeve lokale të Fredi Belerit një nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri. Qeveria greke na ka konfirmuar se ky akt do të ketë një impakt negative në mbështetjen e tyre në vijim për integrimin evropian të Shqipërisë. A po zbatojnë autoritetet shqiptare normat e shtetit ligjor në trajtimin e kësaj çështjeje?”

Derek Chollet: “Jemi informuar dje për këtë çështje si unë dhe asistent sekretari i shtetit Escobar nga ambasadori grek këtu në SHBA. Menjëherë pas kësaj bisede ne jemi lidhur me ambasadën amerikane në Tiranë që të na paraqesë një tablo të plotë rreth kësaj ngjarjeje seç ka ndodhur realisht atje”.

Bob Mendez: “Unë kam këmbëngulur tek autoritetet greke për njohjen e Kosovës nga Greqia por kjo që ka ndodhur në Shqipëri dy ditë para zgjedhjeve është jashtë perceptimit tim, gjithsesi le të presim sqarime të tjera në vijim rreth kësaj situate”.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat u ngrit edhe çështja e trafikut të drogës nga senatori demokrat, Tim Caine. Chollet, ashtu si i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dëshmuan para Komisionit, lidhur me sfidat dhe mundësitë e rajonit.

Anëtarët e Komisionit dhe zyrtarët e lartë, ishin të një mendje se mes sfidave më të ngutshme janë çështjet e pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas Chollet, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për administratën e presidentit Joe Biden.

Por ai theksoi se nuk po shihnin një zbatim të madh të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nga asnjëra palë. Sakaq, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Escobar, dha para senatorëve garanci se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë një tjetër Republikë Serpska.

senati amerikan

Lini një Përgjigje