
Ka përfunduar seanca e zhvilluar ditën e sotme mes Erion Veliajt dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në gjyqin për padinë për shpifje të bërë nga kreu i bashkisë së Tiranës.
Seanca e para ka zgjatur vetëm 20 minuta, ku avokatët e Berishës dhe Veliajt janë njohur me seancën e pajtimit nga SPAK, një procedurë ku palët që akuzojnë njëra-tjetrën i ofrohet mundësia e pajtimit dhe më pas pushimi i çështjes, por kjo nuk ka ndodhur. Në këtë mënyrë seanca është shtyrë.
Sakaq theksohet se seanca e radhës do të mbahet më 2 qershor në orën 13:30.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha publikoi gjatë një emisioni televiziv një foto ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Por më vonë Veliaj zbuloi se personi që kishte publikuar Berisha në foto ishte Joe Walsh, një kitarist i njohur amerikan. Krybashkiaku i Tiranës tha se fotoja e kitaristit të njohur, e publikuar nga Berisha, është shkrepur tre vite para se të lindte ai.
Lini një Përgjigje