TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Gusht 2023, 08:25

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, ish-sekretari i PS: Shpikje për zhvatje dhe veprimtari kriminale!

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, ish-sekretari i PS:
Ilir Zela dhe Edi Rama

Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir Zela, i ka nxjerrë "të palarat" qeverisë Rama për çështjen e inceneratorëve.

Ai është shprehur se ata janë shpikje të veprimtarisë kriminale për të zhvatur popullin.

Përmes një postimi në Facebook, Zela thotë se inceneratorët nuk janë vepra publike që kanë si qëllim zgjidhjen e emergjencës mjedisore, por janë zhvatje sistematike e shqiptarëve.

Ndër të tjera Zela ka deklaruar se inceneratorët pasqyrojnë zaptimin e Shqipërisë nga monopolet dhe abuzimin me pushtetin. Ky reagim ven pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

"Inceneratorët nuk janë vepra publike, nuk janë zgjidhje të emergjencës mjedisore, nuk janë partneritet publik privat, nuk janë burime energjie.

Inceneratorët janë produkte të veprimtarisë kriminalë!

Janë shfaqja më e turpshme e zaptimit të Shqipërisë nga monopolet, papërgjegjshmeria dhe abuzimi me pushtetin.

Janë ilustrimi i rezultatit të pushtetit pa llogaridhenie.

Janë kulmi i çatisë se zhvatjes sistematike të shqiptarëve!

Inceneratorët janë fundi i populizmit më të shëmtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptarëve perversitetin si modernitet!Inceneratorët janë klithma e një populli të zhvatur i cili kërkon drejtësi!", shkruan Ilir Zela.

Ju rikujtojmë se SPAK vuri në sekuestro inceneratorin e Tiranës, pas gati 6 vitesh nga operimi i tij dhe kjo lëvijze ka ngjallur reagime të forta mbi fatin e mega aferës korruptive më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe kokave që e projektuan atë.

Nisur nga disa lëvizje të forta të kohëve të fundit, të shumtë janë ata që shpresojnë se me hetimin për djegësin e Tiranës, SPAK më në fund po shkon drejt kupolës që ideoi, bashkë me disa biznemsmenë tashmë të shpallur në kërkim, grabitjen spektakolare të dhjetra milionë eurove. Ka të tjerë, më pak entuziastë, që këtë vendim të vonuar të SPAK e shohin si një veprim “më mirë vonë se kurrë”, i cili së paku po i vë një tampon hemoragjisë financiare që po rëndon buxhetin dhe taksapaguesit.

Deri tani, shuma totale e pagesave për dy bosët në kërkim, Zoto e Mërtiri, ka shkuar në mbi 100 milion euro.

Në 31 Gusht 2017, kontrata u lidh mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Integrated Energy BV SPV shpk, e themeluar vetëm 24 orë përpara nënshkrimit të kontratës. Kjo shoqëri zotërohej nga një shoqëri e regjistruar në Regjistrin Tregtar Holandez. Klodian Zoto rezultonte Administrator dhe Përfaqësues i Shoqërisë Holandeze për periudhën 2016 deri 2018. Shoqëria zotëruese (e regjistruar në Holandë) ka ndryshuar emrin në 2020 nga Integrates Energy BV ne Geonix BV.

sekuestrimi i inceneratorit të tiranës ilir zela

Lini një Përgjigje