TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 18:38

PD në kaos total, Flamur Noka: Berisha është kryetar, zgjedhjet e 29 korrikut janë të pavlefshme

Shkruar nga Pamfleti

PD në kaos total, Flamur Noka: Berisha është kryetar, zgjedhjet e

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha do të votëbesohet sipas statutit nga anëtarësia e partisë, teksa thekson se ata do të thërrasin Kuvendin menjëherë pas përfundimit të analizës së zgjedhjeve të 14 majit.

Në një intervistë për RTSH-në, Noka tha se askush nuk i shmanget statutit të miratuar nga demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Do të saktësohet mosnjohja nga ana e opozitës të këtyre zgjedhjeve. Analiza do të jetë një nga elementët kryesor të punë sonë në këtë periudhë. Në mënyrë absolute nuk mund të mendohet asnjë shmangie. Statuti është kushtetuta jonë. Berisha do të kalojë në votëbesim pa asnjë diskutim”, tha Noka.

Ai nuk la pa përmendur as kreun e rizgjedhur të PD-së, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi se po bashkëpunon me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Po bën gjithçka t’i vijë në ndihmë pengmarrësit të tij. Me një pafytyrësi po përhap gjithandej, ku takon njerëz i thotë që unë do të vij në qeveri me Edi Ramën dhe kam vende pune”, u shpreh Noka.

berisha zgjedhjet noka basha

Lini një Përgjigje