
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD në Gjirokastër, ku ka folur për inceneratorët.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se dosja e inceneratorëve është dëshmi se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një shtet korruptiv. Më tej ai është shprehur se duhet Vetting për çlirimin e politikës dhe ekonomisë shqiptare.
"Dosja e Inceneratorëve, si dhe rastet e mëparshme ku ministra, kryetarë bashkish e deputetë u arrestuan për korrupsion, apo u larguan nga politika për lidhjet me krimin – janë dëshmi se Edi Rama ka ndërtuar një shtet të të korruptuarve.
Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive e klienteliste dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe llogaritë e oligarkëve do t’i mundësonin çdo qeverie t’u krijojë kushte studentëve të mos largohen e fermerëve subvencione për bujqësinë.
Përballja pa kompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës janë jetike në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.", shkruan Basha.
Lini një Përgjigje