TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 13:32

Falimentimi i ujësjellësit të Durrësit, reagon ashpër deputeti: PS e bëri me qëllim pasi e shfrytëzoi për fushatë

Shkruar nga Pamfleti
Falimentimi i ujësjellësit të Durrësit, reagon ashpër
Oerd Bylykbashi

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar pas lajmit për falimentimin e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

Në postimin e tij në Facebook, Bylykbashi ka ironizuar situatën e krijuar me një shprehje durrsake ‘ngordhi kali në derë të hanit’, duke ngritur alarmin se gjendja e furnizimit me ujë të qytetit mund të përkeqësohet edhe më tej.

Postimi i plotë:

Ngordhi kali në derë të hanit!

Shprehja durrsake është paksa më ndryshe por me të njëjtin kuptim letrar. UKD, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës paska falimentuar!

Ky është lajm i keq për durrsakët që ndër vite kanë paguar për ujë, kanë shpresuar se do t’u vijë ujë, e në vend të ujit në rubinet, u ka ardhur rregullisht poshtë derës fatura me çmime të rritura vazhdimisht.

Është lajm i keq sepse mund të përkeqësohet më tej gjendja e furnizimit me ujë mes hedhje-pritjesh transferimi kompetencash, apo gjetje faji “e ka ai, e ka ky”.

Falimenton ndërmarrja e ujësjellësit të qytetit të dytë më të madh në Republikë. Është skandal!

Në 2013 u mor nga qeveria e PD një hua prej 85 milion euro për ujësjellësin, por u tret në zbatim nga qeverisja e PS dhe ujë nuk ka. Pak muaj më parë u mor një hua tjetër prej 60 milion euro për UKD se gjoja do të rriste furnizimin me ujë. Debatova në komisionin e ligjeve për gjendjen skandaloze. Askush nga qeveria nuk tha që UKD po falimenton. Në fushatën e 14 majit ishte temë e fushatës keqadministrimi nga Bashkia Durrës e ujësjellësit.

Por UKD ngordhi në derë të bankës dhe sapo  kaloi pragun e 14 majit, kur shërbeu si instrument për grabitjen e zgjedhjeve.

Audituesit drejtojnë gishtin nga Bashkia dhe menaxhimi i UKD për keqadministrim. Dy gjëra ka bërë me sukses pushteti socialist me UKD:

1- ka akumuluar borxhe pa fund duke falimentuar UKD;

2- ka mjelë UKD si lopë elektorale.

Në çdo fushatë, edhe më 14 maj 2023, PS e ka përdorur UKD për qindra punësime elektorale në këmbm të votës së familjeve të të punësuarve dhe kryerje investimesh si arnime sipas orientimit të patronazhistëve për të blerë votat e një rrugice apo lagjeje. Po të mos kishte zgjedhje nuk kishte investime/arnime.

Ja ku jemi sot. Përgjegjësia për këtë falimentim nuk është thjesht administrative për menaxhimin apo civile për borxhet dhe detyrimet. Është edhe penale, nqs ka prokurori, veçanërisht nëse falimentimi i ujësjellësit të qytetit të dytë më të madh ka qenë i qëllimshëm për të varrosur me një procedurë falimentimi zullumet qeverisjes socialiste, në kurriz të parave të durrsakëve që në vend të ujit marrin korrupsionin.

 

falimentimi i ujësjellësit të durrësit

Lini një Përgjigje