TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 09:54

Pas Yuri Kim, largohet edhe zëvendësi i saj nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Pas Yuri Kim, largohet edhe zëvendësi i saj nga Shqipëria

Pas ambasadoren Yuri Kim, nga Tirana është larguar edhe zëvendësi i saj Demian Smith.

“Stafi i Ambasadës amerikane i dha lamtumirën këtë javë zëvendës shefit të Misionit/I Ngarkuari me Punë Demian Smith pas dy vitesh shërbimi në Shqipëri.

Ekipi i Ambasadës u mblodh për t'i uruar më të mirat Demian dhe familjes së tij ndërsa ai kthehet në Uashington DC për detyrën e tij të radhës.


Punonjësit falënderuan Demian për udhëheqjen e tij, mbrojtjen e fortë dhe dhembshurinë që ai tregoi ndaj të gjithëve në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Do të na mungojë ngrohtësia, qëndrimi pozitiv dhe mbi të gjitha kostumi i Yjeve dhe Vijave në 4 Korrik! Gjithë të mirat Zoti Smith”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkohë David Kostelançik do të jetë ambasadori i ri amerikan në Shqipëri.

Pas marrjes të pëlqimit nga qeveria shqiptare, ai është nominuar nga presidenti Jo Biden për të shërbyer në vendin tonë. Tashmë pritet dëgjesa dhe miratimi në Senatin Amerikan të kësaj kandidature për ambasador në Shqipëri.

David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikane në Pentagon.

yuri kim demian smith

Lini një Përgjigje