TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 20:06

Basha takim me strukturat në Elbasan: 2 shtatori çel siparin e ndryshimeve në PD!

Shkruar nga Pamfleti
Basha takim me strukturat në Elbasan: 2 shtatori çel siparin e
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat drejtuese në Elbasan është shprehur se Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike.

Basha thotë se demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore.

Sipas tij korrupsioni që ka kapur shtetin i bën jetike për vendin propozimet për pastrimin e politikës përmes vetting-ut.

"Kuvendi Kombëtar i 2 Shatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.

Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.

Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Incenearatorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë."-shkruan Basha.

 

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe

lulzim basha pd

Lini një Përgjigje