TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 15:28

Zjarret në vend, Rama: Një tjetër i arrestuar, 15 vjet burg për këta kriminelë!

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret në vend, Rama: Një tjetër i arrestuar, 15 vjet burg
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Rama shprehet se është arrestuar në flagrancë një tjetër zjarrëvënës, teksa bën me dije se ligji parashikon 15 vite burg për këtë vepër penale. Saka ai apelon për zbatimin e ligjit nga prokurorët dhe gjyqtarët.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.”- shkruan Rama.

Kujtojmë se edhe dy ditë më parë pas mbledhjes 48 orë me qeverinë, Rama e vuri theksin nga Tepelena për zbatimin e ligjit dhe arrestimit të ‘piromanëve’.

edi rama zjarret në vend

Lini një Përgjigje