TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 13:44

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, Tabaku: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë, kanë vjedhur miliona

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, Tabaku:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherësh ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, ka reaguar pas vendimit të SPAK.

Tabaku thekson se ky vendim i SPAK është është i vonuar, por i mirëpritur.

“Një vendim i vonuar, por i mirëpritur sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK. Fatkeqësisht qeveria shqiptare duhet të kishte ndaluar pagesat për një kontratë që u nis me një kosto 129 milion euro të taksave shqiptare dhe u bitis me një vlerë 339 milion euro.

Tanimë detyra tjetër mbetet dërgimi përpara drejtësisë të përgjegjësve të tjerë që kanë firmosur dhe alokuar miliona euro nga buxheti i shtetit dhe bashkive për një instilacion korrupsioni.

Një vit e gjysmë më parë në vendin ku sot është realisht një skenë krimi, denoncova dhe prova në sy të shqiptarëve së bashku me kolegët e mi atë që tanimë është e qartë; instilacionet e korrupsionit me vlerë 430 milion euro janë një provë e qeverisjes dhe vendimmarrjes së kësaj qeverie.

Koha po vërteton se monopoli i shkaktuar nga Bashkia e Tiranës për dherat që duhet të hidhen në atë incenerator por edhe kostoja që paguajnë shqiptarët për një proces që nuk kryhet është një abuzim i dyfishtë.

Me gjithë këto arsye sërish milionat e taksës së korrupsionit paguheshin nga xhepat e shqiptarëve. Çdo qytetar i Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës, Rrogozhinës paguante dyfish për një produkt që nuk e merrte. Paguante dyfish për mobilimin dhe vilat e një sëre të korruptuar që sot duhet të përgjigjet më shumë se kurrë”, shkruan Jorida në Facebook.

tabaku reagim sekuestrim incenerator

Lini një Përgjigje