TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 12:45

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, Basha: Hap i duhur për zbardhjen e megaskandalit 430 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, Basha: Hap i duhur për
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimi të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Basha ka përshëndetur vendimin për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës dhe shkuan se ky është hapi i duhur për zbardhjen e këtij skandali korruptiv që u kushton shqiptarëve 430 milionë euro.

"Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.

Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.
Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!", shkruan Basha.

SPAK njoftoi sot (1 gusht) se ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, për të cilën thekson se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë qenë pronaret “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme thuhet se “nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.”

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara 409,428,000 Lekë tha SPAK ditën e sotme.

 

spak sekuestroi inceneratorin e tiranës basha

Lini një Përgjigje