TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 15:13

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, Sula: Të dënohen përgjegjësit!

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, Sula: Të
Dashnor Sula

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar sa i takon sekuestrimit të kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Sula shkruan se falë punës së SPAK tashmë nuk ka më njerëz të pushtetshëm që janë imunë përpara ligjit.

 Ai shton se përgjegjës janë ata politikanët që kanë firmosur.

Afera e inceneratorëve është aq e madhe sa që askush nuk ka iluzione se mund të bëhej nga individë të caktuar. Kjo aferë ka vënë në lëvizje një makineri të tërë qeveritare dhe përgjegjësia qëndron tek të gjithë ata që kanë vepruar e firmosur.

-Akti i sotëm i SPAK që meriton vlerësime dhe inkurajim, tregon se nuk ka më imunë ndaj ligjit.

Unë mbështes pa asnjë ekuivokë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme që  parimi i të qenurit gardianë të ligjit, ti udhëheqë deri në fund, pavarësisht se kush del para në rrugën e paligjshmërisë.

-Në Greqi pak ditë më parë ministri dha dorëheqien pasi nuk ndodhej në vend pasi kishin rënë zjarret, ndërsa në Shqipëri ministrat e ligjvënësit e pushtetarët lokalë e përdorin imunitetin për tiu shmangur drejtësisë. Në këto kushte siç e kam thënë edhe më parë, puna e Prokurorëve nuk është thjeshtë ushtrim i detyrës, por mision për t’i kthyer shqiptarëve shtetin ligjor dhe për të spastruar politikën nga degët dhe rrënjët e kalbura.”- tha Sula

 

dashnor sula

Lini një Përgjigje