TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 18:16

U rizgjodh për herë të dytë, Edison Memolla merr mandatin e kryebashkiakut të Rrogozhinës

Shkruar nga Pamfleti

U rizgjodh për herë të dytë, Edison Memolla merr mandatin e

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 23 Korrikut në Bashkinë Rrogozhinë, duke shpallur fitues socialistin Edison Memollaj.

Zgjedhjet në Rrogozhinë u përsëritën për shkak të parregullsive të procesit të 14 majit. Edison Memollaj është zyrtarisht kryetar i bashkisë së Rrogozhinës.

Ai mori mandatin nga KQZ një javë pasi rezultoi fitues në procesin zgjedhor të 23 korrikut përballë kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxha.

Kandidati i PS, fitoi edhe në zgjedhjet e 14 majit, por kolegji zgjedhor vendosi përsëritjen e procesit për shkak të parregullsive në kutinë e burgut të Rrogozhinës.

Rivotimi prodhoi rezultat të qartë mes rivalëve. Kandidati i PS mori 6658 vota ndërsa kandidati i koalicionit bashke fitojmë, 4906 vota .

Nga 21 vota ne 14 maj, diferenca mes Edison Memollajt dhe Shkëlqim Hoxhës ishte 1752 sipas të dhënave zyrtare.

Ndryshe nga procesi i 14 Majit, opozita nuk ankimoi procesin brenda 5 ditëve dhe KQZ certifikoi rezultatin me një vendim që hyri në fuqi menjëherë.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve pritet ndërkohë të miratojë rezultatin përfundimtar në rang vendi për partitë politike, duke mbyllur përfundimisht procesin e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

 

kqz rrogozhine edison memollaj

Lini një Përgjigje