TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Gusht 2023, 18:31

Ç’prisni nga “ushtari” i Lindita Nikollës, kur shefi i tij është arrestuar për prostitucion në vilat qeveritare

Shkruar nga Pamfleti
Ç’prisni nga “ushtari” i Lindita Nikollës, kur
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me kreun e Gardës së Republikës Gramoz Sako

Ministri Taulant Balla, shprehu kënaqësinë dhe krenarinë, që në krye të Gardës ka një ushtarak model, të ndershëm, me dinjitet e figurë të pastër si Gramoz Sako... i orgjisë kolektive dhe 3 milionë Euro pasuri të zeza...

Pas dhunës së familjes “Nikolli” kundër familjes “Kaçi” në Hamallaj, të drejtuar nga “i forti” i fisit Martin Nikolli me detyrë shef shoqërimi i Lindita Nikollës, kjo deklaroi: Drejtësia ta dënojë!

Kryeministri Edi Rama e di që në parlament, në çdo ministri, institucion, bashki, drejtori e polici ka zyrtarë familjesh të tilla si Rrajat e Nikollët dhe mund të ndodhin shpesh akte të tilla, ndaj nuk reagoi për turpin shtetëror të oficerit të Gardës në Hamallaj.

Ndërsa ministri Taulant Balla, si “dhëndër i ri që do bëjë namin” në luftën kundër krimit; realizoi, filmoi dhe transmetoi në media, një takim etiko-moral me efektivët e Gardës; ku e quajti të turpshëm aktin e oficerit të Gardës, Martin Nikolli, por nuk bëri dy gjëra morale:

Së pari, nuk kërkoi ndjesë, që në këtë shërbim, që pret e përcjellë personalitete, janë punësuar e emëruar në poste banditë si Martin Nikolli e 33 persona të tjerë me precedentë penalë.

Së dyti, ministri Balla nuk e përmendi faktin që Kryetarja e Kuvendit e kishte përzgjedhur shef të sigurisë personale, ngaqë kanë qenë të lidhur në pazare e çështje të tjera kur ajo ishte ministre.

Ka pasur shumë reagime në rrjetet sociale, të cilët  kanë bërë pyetjen: - Si pranohen pa filtër dhe mbahen në shërbimin e Gardës, individë si shefi i shoqërimit të Lindita Nikollës; dhe përgjigjen po e jep “Pamfleti”, me një fakt akoma më të rëndë e një konkluzion logjik.

Vetë drejtuesi i Gardës së Republikës, Gramos Sako, është person me precedentë penalë, mbasi në dhjetor 1996 kur ishte Oficer Garde me detyrë Shef i Trupës së Shërbimit Qeveritar, është arrestuar në flagrancë, me ushtrim aktiviteti prostitucioni brenda vilave qeveritare në Vlorë.

Paraja e piramidave që kontrollonte familja Sako nga Progonati dhe i menaxhoi kushëriri Maks Haxhia; bëri të mundur transferimin e çështjes në Prokurorinë dhe Gjykatën Civile të Kuçovës, të cilët pas 2 muajsh e liruan, ndërsa kreu i Gardës, Gramoz Sako deklaron se u mbajt 48 orë.

Ç’prisni nga “ushtari” i Lindita Nikollës, kur

Madje e  deklaron arrestim për “cenim morali e dinjiteti”, kur realisht është arrestuar për 3 vepra penale: Shpërdorim detyre, cenim i figurës dhe uniformës së ushtarakut dhe organizim aktiviteti prostitucioni në objekte shtetërore të rëndësisë së veçantë.

Deri tani, dihet se si Gramoz Sako u lirua nga burgu dhe ndërrimi i mbiemrit nga “Saka” në “Sako”, por nuk dihet se me çfarë dosje pastërtie figure u kthye përsëri në Gardë; si e rimori gradën dhe u emërua drejtues i saj në tetor 2013, madje kaloi dhe Vettingun, megjithëse iu zbuluan afro 3 milionë Euro llogari bankare, transferta të huaja, transaksione e pasuri të zeza.

Ndërsa ne, shpresojmë që në Gardën e Republikës, të mos ketë tipa si Martin Nikolli, “cubi” i Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kur vetë Komandati i Gardës, Gramoz Sako është person i arrestuar në flagrancë, si organizator aktiviteti prostitucioni  në vilat qeveritare.

Madje  ministri Taulant Balla, në takimin e ditës së martë, shprehu kënaqësinë dhe krenarinë, që “në krye të Gardës së Republikës, Shqipëria ka një ushtarak model, të ndershëm, me dinjitet, integritet e figurë të pastër si Gramoz Sako... i orgjisë në vilat qeveritare./Pamfleti

"ushtari" i lindita nikollës prostitucion në vilat qeveritare

Lini një Përgjigje