TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 07:35

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, deputeti i PD: Veliaj vazhdoi pagesat në favor të kompanisë guaskë, të jap dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, deputeti i PD: Veliaj vazhdoi

Pas lajmit për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas faktimit të përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se Veliaj refuzoi të ndalonte pagesat drejt kompanisë guaskë në Holandë.

"Në thelb Veliaj vazhdoi pagesat për inceneratorin e Tiranës me pretendimin se pronarë nuk ishin Zoto dhe Mërtiri.
SPAK zbuloi se Veliaj gënjente! Ata janë pronarët.

SPAK zbuloi edhe përfshirjen e Veliajt në këtë aferë: Propozimi i tij për PPP; Këmbëngulja publike për vlefshmërinë e inceneratorit; Firma për të marrë përsipër kostot duke anashkaluar Këshillin Bashkiak; Vendimi i Këshillit Bashkiak i përgatitur nga Zoto, Refuzimi për të ndalur pagesat drejt kompanisë guaskë në Holandë.

Faktet dolën nga hetimet e SPAK. Veliaj duhet të jap dorëheqje. Dorëheqja nuk mund të vij vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u!", shkruan Shehaj.

deputeti i pd veliaj inceneratori

Lini një Përgjigje