Dorjan Teliti ka reaguar pas sekuestrimit të Inceneratorit të Tiranës nga SPAK.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Teliti shkruan se Inceneratori është ‘qershia mbi tortë’, e mbushur me korrupsion.
Më tej, ai kërkon nga Ministria e Financave që të ndalet çdo pagesë, pasi deri më tani kanë ikur dëm miliona euro.
“Inceneratori është qershia mbi tortën e mbushur me korrupsion. Sot SPAK nisi me qershinë dhe sdo jetë larg dita që gjithçka do të dalë në dritë.
Duke lexuar pak më parë reagimin e Veliaj, të lë të kuptosh qartë që pagesat për inceneratorin do të vazhdojnë, por nse mendon Kryebashkiaku i Tiranës se do të ushqejë më tej me këtë korrupsion galopant kryeqytetasit, e ka shumë gabim.
I bëj thirrje Ministrisë së Financave, e cila shprehej se thesari vazhdon me pagesat pasi s’ka ndonjë vendim nga sistemi gjyqësor, të ndalojë menjëherë çdo pagesë, shumë miliona kanë ikur dëm në emër të këtij abuzimi të hapur dhe nën dritën e diellit. Ora e së vërtetës po vjen shumë shpejt dhe i sugjeroj Veliaj të “mirëpresë” – siç edhe vetë thotë – hetimin e plotë të inceneratorëve inekzistent.”, shkruan Teliti.
Lini një Përgjigje