Thirrja e dëshpëruar e aktores Eni Jani për ta ndihmuar për të paguar operacionin në kokë të bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur Genci Fuga, ka nxjerr në pah të vërtetën e hidhur me shërbimet spitalore publike dhe minisitrinë që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.
Edhe pse fakti që shteti nuk mund të kryejë ato lloj operacionesh është një skandal, qeveria nuk jep asnjë lloj shpjegimi duke i lënë qytetarët e saj në mëshirën e fatit dhe të parave.
Pas disa reagimeve, kryesisht të opozitës, sot ka reaguar edhe deputeti i PS Erion Braçe.
Braçe kritikon qeverinë që e ka kthyer në monopol shërbimin spitalor duke i dhënë privatit 300 milionë euro, në vend që t’i investojë në modernizimin e sektorit publik.
Reagimi i plotë i deputetit:

Sot u njoftua se qeveria ka miratuar një fond për mbulimin e shpenzimeve spitalore të aktorit Genc Fuga. Qeveria ka akorduar një fond me vlerë 2 milionë Lekë të rinj, pikërisht kur bashkëshortja e aktorit ka mbledhur dy-fishin e shumës së kërkuar nga spitali privat.
Aktori i njohur është në gjendje të vështirë shëndetësore pasi pësoi një goditje në tru. Lajmin e dha bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani që kërkoi një kontribut për të mbledhur shumën prej 19 mijë euro që duheshin për operacionin e tij.
Thirrjes së saj i janë përgjigjur me qindra shqiptarë që kanë kontribuuar përmes platformës gofundme dhe u arrit të grumbullohej dy-fishi i shumës së kërkuar.
Lini një Përgjigje