TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Gusht 2023, 17:44

Rikthimi i Bashës në krye të PD-së, Ngjela: Luli do të sillet në pushtet nga Uashingtoni si Saliu në ’91-shin!

Shkruar nga Pamfleti

Rikthimi i Bashës në krye të PD-së, Ngjela: Luli do të

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar situatën brenda të djathtës, tha se Uashingtoni e pranoi Lulzim  Bashën ndaj dhe sipas tij ka perspektivë në PD zyrtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se nëse Basha do tregohet i aftë në raport me Uashingtonin dhe me tërheqje të figurave shqiptare jashtë vendit që kanë integritet, atëherë e djathta vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

A do jetë në gjendje Basha të bëjë risistemimin e PD? Nëse do të ketë ndihmën e Uashingtonit dhe unë pres që ta ketë, ai e ka aftësinë të marrë në parti nivele të larta të politikës dhe intelektit, atëherë e djathta bëhet e fortë dhe në zgjedhjet  ardhshme merr pushtetin. Kjo varet si do ta ketë raportin me Uashingtonin, sa ndihmë do i japë Uashingtoni dhe sa i aftë do të jetë Basha. Saliun në ‘91 e solli Uashingtoni në pushtet”, tha Ngjela.

ngjela basha berisha

Lini një Përgjigje