TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 18:46

Salianji vijon kritikat ndaj Berishës: E papranueshme, ka shkatërruar garën në PD!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji vijon kritikat ndaj Berishës: E papranueshme, ka shkatërruar
Ervin Salianji me demokratët në Himarë

Ditën e sotme demokrati Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratët në Himarë. Salianji në një postim në rrjetin e tij social, ka kritikuar hapur kreun e PD, Sali Berishën.

Salianji shprehet se është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.

“Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.

Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.

Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.

Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.

Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.”-ka shkruar Salianji.

ervin salianji

Lini një Përgjigje