TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 18:34

“Nuk e cakton ti opozitën”/ Zbardhen debatet mes Bardhit dhe Peleshit për delegacionet jashtë Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk e cakton ti opozitën”/ Zbardhen debatet mes Bardhit dhe
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar me tension ditën e sotme.

Përpos debateve për komisionin e reformës territoriale, palët janë përfshirë në diskutime edhe për vizitat e delegacioneve jashtë Shqipërisë.

Gazment Bardhi i është ankuar Peleshit pse gjatë vizitave në Romë dhe Vienë nuk ka marrë përfaqësues nga PD.

Peleshi i ka thënë se PD është ftuar,  por nuk ka pranuar.

Bardhi i është kundërpërgjigjur duke i thënë se nuk mund ta caktojë Peleshi opozitën duke njoftuar drejtpërdrejt deputetë nga PD, por para se të caktohen anëtarët e delegacioneve që do shkojnë për vizita jashtë Shqipërisë, ai por duhet të njoftojë grupin dhe PD zgjedh vetë se nga kush do të përfaqësohet.

Mësohet se Bardhi dhe Peleshi kanë rënë dakord që të aplikojnë këtë rrugë komunikimi në të ardhmen.

Konferenca e Kryetarëve zhvilloi debate edhe për arrestimin e Belinda Ballukut, kërkuar nga SPAK.

As Gjykata Kushtetuese dhe as Kuvendi nuk e kanë një datë të parashikuar se kur mund të vendosin për Ballukun, Kushtetuesja për pezullimin, ndërsa Parlamenti për arrestimin.

gazment bardhi peleshi kuvend opozita.

Lini një Përgjigje