TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 14:47

Balla thirrje PD: Po nuk erdhët dhe të hënën, do të votojmë ndryshimet e komisionit në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Balla thirrje PD: Po nuk erdhët dhe të hënën, do të

Partia Socialiste i ka dhënë kohë Partisë Demokratike deri të hënën që të marrin pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se PS i ka dhënë dhe një shans të fundit PD-së për të lënë të pandryshuar formulën e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në Konferencën e Kryetarëve, Balla u tha deputetëve të opozitës se nëse nuk do të paraqiten në mbledhjen e të hënës, atëherë ndryshimet në formulën e përbërjes së Territoriales do të votohen në seancën e të martës.

“Bëjmë të hënën një mbledhjen tjetër të Reformës Territoriale. Nëse ju vini, e lëmë përbërjen siç është. Nëse bojkotoni prapë, të hënën, atëherë në seancën e së Martës, e votojmë ndryshime e përbërje”, tha Balla.

Më tej, Balla theksoi se ‘reforma do të bëhet, doni apo nuk doni ju’.

 

Lini një Përgjigje