TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 16:24

Ndalimi i daljes jashtë vendit, Balluku depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së GJKKO-së

Shkruar nga Pamfleti
Ndalimi i daljes jashtë vendit, Balluku depoziton rekurs në
Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila vendoste ndalimin e daljes së saj jashtë vendit. Balluku kërkon shfuqizimin ose ndryshimin e masës së sigurisë, ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së, që la në fuqi këtë masë.

Kujtojmë se masa e ndalimit të daljes jashtë vendit ishte vendosur më herët nga GJKKO, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Gjykata e Lartë pritet të vendosë në ditët në vijim nëse do ta pranojë apo jo rekursin e depozituar nga zëvendëskryeministrja. Ndërkohë kujtojmë se çështja e masës së pezullimit nga detyra ndaj Belinda Ballukut është në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka dëgjuar palët dhe ka kërkuar kohë për të marrë një vendim. 

balluku gjkko masa

1 Komente

  1. K
    Kosta

    Gjyna mos ja japin e kesaj nje mundesine te arratiset Sot kjo ka vjedhur miliarda dhe nuk ka frike drejtesine sepse i krahet e ngrohte sot ka me mira ne burg per nje vjedhje ordinere jane denuar 6 muaj deri 2 vite burg Kjo jo vetem duhet futet ne burg por duhet ti merren ato miloarda qe ka vjedhur . Sot ka ardhur koha te forcohet ligji korrupsioni te cilesohet vjedhje e rende dhe jo te bejne 2-3 vite burg sa per show e te dalin miliardere

    Lini një Përgjigje