TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2026, 17:29

Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg, Balla publikon videon: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti
Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg, Balla publikon videon:
Sali Berisha dhe Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar ndërprerjen e fjalës së Sali Berishës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

Kreut të të PD-së i fiket mikrofoni për shkak të mbarimit të kohës.

Balla teksa publikon videon, shprehet se është koha që këto rregulla të vendosen edhe në Kuvendin e Shqipëririsë.

“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, thekson Balla në postimi i tij.

sali berisha kuvend

Lini një Përgjigje