TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 17:43

Salianji nis takimin me demokratët në Fier, i riu: T’i besojmë Ervinit, e di që nuk do na zhgënjejë!

Shkruar nga Pamfleti
Salianji nis takimin me demokratët në Fier, i riu: T’i
Takimi i Ervin Salianjit në Fier

Demokrati Ervin Salianji ka nisur takimin me mbështetësit në Fier. Ai është pritur me brohorima nga mbështetësit në sallë.

I riu nga Kolonja, Ervis Gremi, u shpreh me emocion për prezencën e tij në sallë, duke e cilësuar një përvojë privilegjuese.

Ai falënderoi Salianjin për frymën dhe mundësinë që po u përcillet pjesëmarrësve, duke theksuar rëndësinë e përpjekjes për të rikthyer partinë në vendin e saj.

“E kam pritur prej kohësh tu bëj një pyetje gjithë demokratëve ku ndodhen. A ishim ne që donim një frymë të re politike? E pra, ja tek e kemi dhe ja tek jemi. Më shumë dhe më të fortë se kurrë besoj. T’i japim fund kësaj pritje dhe t’i besojmë Ervinit sepse e di që nuk do na zhgënjejë dhe do e çojë partinë aty ku meriton të jetë, fituese dhe vetëm fituese,” tha Gremi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku demokratë dhe të rinj shprehën mbështetjen për frymën e re politike që sipas tyre do të përforcojë pozicionin e PD-së në vend.

Ky takim vjen pas disa takimeve të zhvilluara në qytete të ndryshme

 

ervin salianji fier takimi

Lini një Përgjigje