TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2026, 17:31

“S’shkohet në BE me brekë të grisura”, Korreshi ironi me Gogun: Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju do hyni në europë

Shkruar nga Pamfleti
“S’shkohet në BE me brekë të grisura”, Korreshi
Sajmir Korreshi dhe Toni Gogu

Deputeti Sajmir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka vijuar sarkazmën me ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Korreshit tha se Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg standardeve të Bashkimit Europian, dhe një anëtarësim i vendit në Union në këtë fazë, është një objektiv utopik.

Ai theksoi se një vend të cilit i shemben rrugët përditë, ka mungesë uji, dritash, shërbimesh mjekësore dhe s’ka drejtësi nuk mund të aspirojë për anëtarësim në BE.

"Të vjen të tall hevahetret kryetari i KLGJ-së në komisionin. Thotë: kemi ulur vonesat nga 16 vjet në 16 ditë vonesë. Thërrasim atë të KLP-së, ajo nuk ka xhevahire por... Është një komedi e fadil hasës që thotë 20 vjet mbrapa e 50 vjet anash, si do hymë në europë ne kështu? Se Europa nuk të qas pa ujë e drita. Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju do hyni në europë.

Ai thotë reforma në shëndetësi, shkoni shihni onkologjikun, regjistrohesh dot pa mik atje? Ku janë këto  refomat në arsim? Në po na mbyllen klasat e shkollat. Si do hyjmë në euopë ne duke vjedhur fondet e BE, se hundët edhe ke specat i futët…

Rrëshqiti para ca ditësh rruga në Librazhd, si ka mundësi që na bien rrugët kështu neve? Nuk hyhet në europë me brekë të grisura…. Merrni furkë e tirrni lesh se vetëm për këtë punë jeni", tha Korreshi ndër të tjera.

Ndërkohë ministri Gogu iu kundër-përgjigj duke i kërkuar fillimisht që të ruante etikën e të folurës në Parlament. Gogu tha gjithashtu se Korreshi po lunate skeçe të Portokallisë në Kuvend, teksa shtoi se integrimi në Europë është që të bësh përditë nga një punë, siç sipas tij po vepron qeveria ‘Rama’.

Dy momente po i shijoj pa masë. Një dialektin myzeqar se më kujton fëmijërinë, buzë rremës në Berat, por kemi lëvizur të dy, kemi ardhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe duhet të flasim si ligjbërës. Dhe e dyta, skeçet e portokallisë. Është shumë mirë që t’i mbash copy-rightin këtyre skeçeve, por baltën ti mua nuk ma tregon dot. Sepse unë çohem në mëngjes dhe jetoj në Maknorë, ka baltë atje, ka edhe drita, por baltën zotëri e pastron ai që e sheh dhe që është atje për të pastruar baltën. Siç pastruam baltën e drejtësisë që ti i thoje dje Prokurores së Përgjithshme ‘lavire rrugësh’. Zotëri, integrimi Europian nuk është klub barsaletash, por është që baltën që thua ti, të marrësh atë lopatën dhe ta pastrosh. Nuk është që t’i bësh presion me libër shtëpie gjyqtarëve, por të vesh të ballafaqohesh me drejtësinë”, tha mes të tjerash Gogu.

 

be korreshi gogu

Lini një Përgjigje