TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 20:51

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më shumë angazhim në bazë; zbardhen detaje nga takimi në PS

Shkruar nga Pamfleti
Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më
Rama duke shkuar në selinë e PS

Rama u kërkon deputetëve të mos ndërpresin takimet në bazë....

Kryeministri Edi Rama duket se i druhet një “çarje” në bazën socialiste, sidomos atë të Tiranës.

“Pamfleti” e raportoi pak ditë më parë se në disa degë ka pasur përplasje dhe revoltë nga socialistët, të cilët janë të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon partia, sidomos sa u takon dhe punësimeve, pasi në administratë po emërohen demokratë.

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më

Kryeministri mblodhi për afro 90 minuta sot në selinë e PS të gjithë deputetët të Tiranës, por edhe ish-deputetët dhe figurat që u angazhuan me detyra për mbajtjen e zgjedhjeve, pas dekretimit nga ana e presidentit.

Por tani që Kushtetuesja i anuloi zgjedhjet, Rama ka kërkuar që ata të vijojnë në bazë takimet dhe madje ka kërkuar që të ketë më shumë angazhim. Sipas Ramës, edhe pse nuk ka zgjedhje, nuk duhet të shkëpusin lidhjet me komunitetin dhe udhëzoi që të ketë sa më shumë takime.

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më

Udhëzimet e Ramës vijnë në një kohë kur PS duket se po zien nga brenda. Rama tentoi ta eliminonte politikisht Veliajn, por ky i fundit triumfoi në Kushtetuese dhe frika e Ramës është se mund të ketë “tradhti” në bazë. Nga ana tjetër është vënë nën hetim zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është drejtuesja politike e Kryeqytetit. Si duket Rama është vënë në lëvizje për të mbajtur të bashkuar partinë dhe të mos ketë demoralizim në bazë.

Shpjegoni strukturave dhe qytetarëve buxhetin e 2026 dhe se çfarë përfitimi do të ketë për ta, që nga pensionet, paga minimale apo në sektorë të tjerë që i prek ata drejtëpërdrejtë”, ka deklaruar Rama.

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më

Vetë Rama ka kryer sondazhe pas dekretimit të 9 nëntorit nga Begaj dhe ato sondazhe e nxirrnin shumë keq PS-në, duke bërë që favorit të ishte Florjan Binaj. Edhe te “Pamfleti” erdhën shumë informacione nga anëtarët e PS në bazë që deklaronin se do japin votën Binajt, pasi po i trajtojnë “si leckë” sa herë u duhen. Këto zhvillime duket se kanë vënë sot në lëvizje Ramën. /Pamfleti

 

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më

Revolta në struktura alarmon Ramën, kryeministri kërkon më

 

2 Komente

  1. b
    besa

    Ka ardh koha te largohet. E beri PS haremin e tij personal. Zgjodhi njerez medioker te paafte thellesisht te korruptuar. Nje administrate apatike, ministra dhe drejtore jetegjate qe vetem mbjellin zemerim. E ktheu Shqiperine ne nje vend te kanabizuar, ne nje vend tranzit te kalimit te drogerave te forta. Deshtoi ne menyre spektakulare ne shendetesi, arsim dhe menaxhimin e ujit te pijshem. Deme tebpariparueshme ne punet publike, korrupsion galopant me lejet e ndertimit ne Tirane dhe bregdet. keq e mos me keq. Hajdutet e kane vendin ne burg jo ne qeveri. Kriminelet po ashtu. Nje kryeminister qe i la hallet e ketij vendi rrugeve. Me shume jashte se brenda vendit. Nuk qeveriset as me telefon as me aksione. Largohu

    1. e
      eda

      Sa te jete Rama nuk flet apo ngre njeri zerin ne PS. Por tani Rama i pari te marri reckat e shkoj te vendi. Te hapi krahun per nje prurje te re, bashke me Belen e vet te preferuar te japin llogari dhe te marrin ate qe meritojne...

      Lini një Përgjigje