TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 19:23

Nis mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, çfarë e shqetëson Kryeministrin?

Shkruar nga Pamfleti

Nis mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, çfarë e

Në selinë e Partisë Socialiste ka nisur një mbledhje e thirrur nga Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i socialistëve, Edi Rama me deputetë të kësaj force politike të qarkut të Tiranës.

Mbledhja në fjalë është në vijimësi të një serie takimesh që Rama ka zhvilluar në 48 orët e fundit qoftë me anëtarët e Këshillit të Ministrave, ashtu edhe me kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga socialistët, apo kreun e grupit Parlamentar, Taulant Balla dhe Kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Takimet intensive të Ramës lidhen me zhvillimet e fundit, veçanërisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi të gjithë procedurën e shkarkimit të Erion Veliajt si Kryebashkiak i Tiranës, proces ky që u dirigjua nga Edi Rama që në 11 shtator, ditë kur mblodhi Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku njoftoi se Tirana do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Por Kushtetuesja me 5 vota ka surprizuar Ramën, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt, që do të vijojë të qëndrojë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Ndoshta një lëvizje e Veliajt, që tashmë ka të drejtë të delegojë se kujt do ia besojë drejtimin e Bashkisë, ndryshe nga loja që tentoi të bënte Edi Rama, duke ‘pushtuar’ këtë institucion, madje duke vënë në rresht edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, mund të shqetësojë Kryeministrin.

I kapur në befasi nga vendimi i Kushtetueses, Rama duket se po kamuflon mbledhje pas mbledhjeje atë që duket se e shqetëson.

Burime nga PS shprehen se në dukje takimet kanë të bëjnë me buxhetin që ka kaluar për miratim në Kuvend, ndërsa Rama po u kërkon deputetëve që të nisin takimet me qytetarë dhe grupet e interesit, sipas qarqeve, për të sqaruar prioritetet kryesore të draftit që ka nisur të diskutohet në komisione.

Por ky mund të jetë vetëm sebepi, pasi me një grup parlamentar, ku shumica e deputetëve janë të rinj, ndoshta edhe pa eksperiencë për trajtimet e çështjeve të buxhetit, Edi Rama duket se po tenton të mbajë në ‘alert’ strukturat e PS-së.

  

3 Komente

  1. s
    sako

    Vetem Nela, kush tjeter. Ka frike se e merr me vete, dhe kesaj rradhe nuk eshte cudi.

    1. l
      leon

      Ka frike te shkarkoj Ballukun. Shikon nese ka mbeshtetje, teston njerezit. Balluku ishte zbatuesja me rigoroze dhe korrekte e porosive te palloshit.

      1. L
        Linda

        Sot duhej patjeter qe Z Rama te bente shkarkimin e Ballukut. Dhe 1 min qe kalon e shton gjithmone e me shume akumulimin e pakenaqesise popullore. Blloku i Metes duket flete perballe kesaj arshive korrupsioni. Nuk e kuptoj pse hiqet zvarre, cfare pret?!?!?!?!!!!!!

        Lini një Përgjigje