
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe për të lënë në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj ka shkaktuar një valë reagimesh në skenën politike.
Edhe emisioni “Të Pashoq” mbrëmjen e sotme është fokusuar te ky zhvillim. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë dhe avokati Marsid Gupi. Të dy kanë komentuar vendimin e Kushtetueses, ku Qori u vetëshpall edhe kandidat për Bashkinë e Kryeqytetit.
Ai shprehet i zhgënjyer por jo i dorëzuar, duke theksuar se fushëbeteja politike mbetet aktive dhe se përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, qofshin edhe në 2027, do të vazhdojnë. Nga ana tjetër, avokati Marsid Gupi deklaron se vendimi ishte juridikisht i parashikueshëm.
-U mërzite nga vendimi i Kushtetueses?
Arlind Qori: Jo. Sigurisht, për mua dhe për Lëvizjen Bashkë do ishte mirë që zgjedhjet në Tiranë të mbaheshin sa më parë. Mirëpo, fushëbeteja politike është prapë interesante, domethënë, ne kemi shumë gjëra për të bërë edhe në qoftë se nuk ka zgjedhje drejtpërdrejt tani në nëntor apo në dhjetor. Do të ketë një ditë, patjetër do të ketë në 2027-ën. Kështu që do të përgatitemi më mirë për zgjedhjet, po njëkohësisht do të kryejmë dhe veprimtari të tjera politike sepse Shqipëria ka nevoja edhe më të gjëra sesa Tirana, edhe veprimi im politik dhe i Lëvizjes Bashkë do jetë do jetë plural.
-Me mua në studio gjithashtu Marsid Gupi, avokat, pedagog njëkohësisht. Ti e prisje vendimin e Gjykatës Kushtetuese?
Marsid Gupi: Unë jam shprehur edhe publikisht që vendimi i mbajtjes së zgjedhjeve do rrëzohej. Qoftë qëndrimi i qeverisë, qoftë dekreti i presidentit sepse nuk mund të shpallet data e zgjedhjeve pa u ezuruar të gjitha shkallët e ankimit.
Logjika juridike, po logjika juridike e rrëzonte argumentin politik, e para. Dhe gjithmonë duhet të ezaurohen shkallët e gjyqësorit, ose si të thuash të ezaurohet e gjithë e drejta që e garanton Kushtetuta dhe ligji një palë, që në këtë rast ishte kryetari i bashkisë, sepse gjithmonë prevalon një parim që është parim i mirë rëndësishëm që rrallë e dëgjon që të flitet ose të ndërtohen argumente dhe premisa që është prezumimi i pafajësisë. Deri në momentin që dikush të shpallet fajtor me vendim të formës së prerë, pezullohet, prezumohet i pafajshëm. Dhe çdo lloj veprimi tjetër ose akt juridik ndikohet nga kjo. Sepse në Kodin e Procedurës Penale është logjika që më mirë të jenë ë dhjetë fajshëm jashtë sesa një i pafajshëm brenda. Pra një person i cili s'e meriton të dënohet, por të dënohet.
Lini një Përgjigje