TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 17:31

Nga zv/ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, te prefektët e Shkodrës dhe Gjirokastrës; “furtunë” shkarkimesh në mbledhjen e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Nga zv/ministrat e Arsimit dhe Ekonomisë, te prefektët e Shkodrës

Qeveria ka bërë një sërë ndryshimesh në nivel zv/ministrash, prefektësh, por dhe anëtarësh në borde.

Mësohet se në mbledhjen e sotme u vendos shkarkimi i Endrit Hoxhës si zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Në vend të tij emërohet Armela Baka. Po ashtu është shkarkuar Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në vend të tij është emëruar Martin Kajo.

Ndryshime ka pasur dhe në nivel prefektësh. Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës është  liruar nga kjo detyrë. Në vend të saj u emëruar Holta Duda. Po ashtu është liruar nga detyra prefekti i Gjirokastrës Odise Kote. Në vend të tij është emëruar Albana Hasanaj.

Gjithashtu qeveria vendosi:

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Lini një Përgjigje