Peticioni i socialistëve të Tiranës për t’i kërkuar llogari kryetarit të tyre ka vënë në lëvizje një Edi Ramë të nervozuar që po përgatitet për një shfaqje stili enverist në Pallatin e Kongreseve, me akuza, spastrime dhe rikthim të frikës...
Socialistët e Tiranës i kanë kërkuar Ramës që të sqarojë publikisht pse ministrat dhe drejtuesit e PS-së janë në hetim nga SPAK dhe pse partia hesht. Përgjigjja pritet të vijë në formën e një “konference ndëshkimi” që do të ristrukturojë PS-në e kryeqytetit dhe do të çimentojë kontrollin personal të Ramës mbi partinë dhe fushatën e ardhshme.
Një letër e nënshkruar nga disa organizata socialiste në njësinë 7 të Tiranës ka bërë që Edi Rama të humbasë qetësinë. Kërkesa e tyre është e qartë: pse socialistët e Tiranës janë lënë të përballen me turpin publik të akuzave për korrupsion, ndërkohë që kryeministri hesht?
Letra kërkon një shpjegim politik nga vetë Rama: kush mban përgjegjësi për ministrat e hetuar, pse partia nuk mbron as të pafajshmit dhe përse në fushatë komandohen njerëz të përfshirë në skandalet e inceneratorëve, sterilizimeve e tenderëve.
“Ne socialistët duhet të dimë pse ndodhin këto gjëra dhe çfarë qëndrimi ka kryetari i partisë ndaj tyre,” thuhet në dokumentin që po qarkullon në bazë. Kjo është hera e parë që struktura të PS-së në kryeqytet kërkojnë “interpelancë” me Edi Ramën – një akt i paprecedentë që në çdo parti tjetër do të shihej si shenjë rebelimi.
Burime nga selia rozë konfirmojnë se Rama është ndier i goditur. Përgjigjja e tij pritet të jetë spektakolare: një mbledhje në Pallatin e Kongreseve, që do të ketë formën e një konference ndëshkimi. Krahasimi me “Konferencën e Tiranës” së vitit 1956, ku Enver Hoxha sulmoi publikisht strukturat që e vunë në dyshim, nuk është rastësor. Rama do të dalë në skenë për të akuzuar zyrtarë të PS-së së Tiranës se “kanë punuar për armikun” dhe për të shpallur spastrime dhe riorganizime në 14 njësitë e kryeqytetit.
Në skenarin e përgatitur, Rama do të vetëshpallet kryetar i komanduar i Partisë Socialiste të Tiranës, duke justifikuar këtë me rolin e tij si drejtues i listës në zgjedhjet e 11 majit. Ai do të emërojë një strukturë të re, me besnikë personalë, ku vetëm dy ose tre deputetë të vjetër do të mbeten në detyrë. Belinda Balluku do të shpallet numri dy i PS-së së Tiranës dhe udhëheqëse e fushatës bashkiake, ndërsa Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj janë parashikuar të drejtojnë njësi kyçe.
Ndërkohë, Erion Veliaj pritet të jetë objekt i një sulmi të hapur. Rama, që deri më sot ka heshtur për ndërtimet pa leje dhe çadrat mbi trotuarë në Tiranë, pritet ta përdorë këtë si armë për ta dobësuar politikisht Veliajn dhe për ta izoluar përfundimisht nga strukturat e partisë. Ky do të jetë një sinjal i qartë për militantët që e nënshkruan peticionin: “partia nuk ka rrugë paralele”.
Sipas burimeve të afërta me PS-në, mbledhja do të ketë dy pjesë: njëra publike, me ton teatror, dhe një tjetër të mbyllur për Asamblenë e Tiranës, ku Rama pritet të “kërkojë emrat” e atyre që guxuan të kërkojnë llogari. Kjo është taktika e tij e njohur: të sakrifikojë disa për të ruajtur pushtetin, por kësaj radhe po përballet me lodhjen e partisë ndaj vetë liderit.
Socialistët në bazë e përshkruajnë situatën si të paprecedentë: “Kryeministri nuk po bën më pastrime të korrupsionit, por pastrime politike. Ai nuk po kërkon të forcojë partinë, por frikën brenda saj.”
Në fund të javës, Tirana do të shohë një Edi Ramë që nuk shfaqet si udhëheqës i sigurt, por si njeri që kërkon të ringjallë dishepullët e bindur përmes frikës dhe lojalitetit. Por ndryshe nga Enveri në 1956, ai nuk ka më as partinë e ngurtë, as besimin e plotë të militantëve.
Në rrugët e Tiranës, fjalia që qarkullon është e njëjtë: “Kjo nuk është më konferencë partie, por prova e fundit e Ramës për të mbajtur nën kontroll një PS që nuk i beson më.”/Pamfleti
Ky ja paska kaluar shokut Enver !
Ky nalt madhnia ka thënë para zgjedhjeve të 11 majit që s'keni parë gjë akoma. Jo tani që mori me shantazhim administraten 73 depute. Ai tani do bëj raprezaljet. Të gjithë kundërshtarët e tij do t'i dëboj nga PS dhe do kenë probleme të mëtejshme. Ai do veproj më keq se E. Hoxha. Të gjitha këta liderët e kanë një damar budallaj si puna e S.Berishës Më keql se se Enveri në 1956. Fatkeqësi për kombin tonë. Nuk dimë kujt t'i besojmë. Të gjith politikanët na dolën hajdut dhe vrasës.????????????????????????????????????.
Pika qe su bin ju socialiste qe duroji ket vemje ed ramn
populli mut shqiptar perfundon ne kete derexhe per nje gje te thjesht: populli preferon ti besoje dhe ti lepihet politikanit, qeveritarit, rrugacit, banditit, genjeshtarit dhe pisit....dhe kurre ne historine shqiptare nuk eshte dashur-rrespektuar-ndjekur i miri, punetori dhe i arsimuari. Sot ky popull ka ngel me k. ne dore dhe bythen jasht, e normale qe ja fusin njeri tjetrit.
E pakuptimte kjo kerkese nese eshte e vertete. Ne fakt asnje socialist te vjeter nuk ka ne qeveri. Ka te pakte 2 mandate qe ne qeveri jane vetem klientet e oborrit. Ca jane te valit ca te gysit durresit ca te Beles ca te Lindes. Po ku dolen te tere xhepista te papare. Po drejtoret, lubi hajdut me kollare. Eshte qelbur aq shume sa nuk mban me uje pilafi. Nuk po e kuptojne qe dhe nje dite me shume shton akumulon nje pakenaqesi te madhe popullore.
Kane ngrene kumblla pas shpines mretit. S'te fal mreti me lek, se nuk e gak as erdigani macroni meloni ursula aleksi etj.