
Arlind Qori vijon ta cilësojë Florian Binajn si kandidat të Sali Berishës. Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet për Tiranën, duke prerë ambiciet e kreut të Lëvizjes Bashkë dhe të aktorit Binaj, që doli si kandidat i pavarur. I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, Arlind Qori u shpreh se rivali i tij është nga radhët e Berishës dhe duhet ta pranojë këtë.
-E ndjeve si konkurrent të fortë Florian Binajn për shembull, nëse do të mbaheshin zgjedhje, sepse ai nuk është kandidaturë partiake, kështu që i plotëson ato kushtet që ke ti në optikën tënde. Larg establishmentit.
Unë them të pranojmë të vërtetën edhe të flasim me të vërtetën faktike dhe substanciale dhe jo me po themi ambalazhin. Florian Binaj ishte dhe mbetet sa kohë është në garë, kandidat në radhë të parë i Sali Berishës. Nuk ka pikë diskutimi. Në momentin që Sali Berisha identifikohet me ty politikisht, madje i rrëshqiti goja edhe tha njëherë kandidati ynë i pavarur, edhe i yni dhe i pavarur. lapsus që tregon të vërtetën, ai bart përgjegjësinë si të ishte vërtet dhe plotësisht kandidat i Sali Berishës. Madje, sugjerimi im do të ishte për të që të paktën të kishte atë, po themi, forcën që thotë, po unë jam kandidat i Sali Berishës, e pranoj, e marr si përgjegjësi edhe do fitoj kësijsoy. Versioni që je kandidat i Sali Berishës dhe bën sikur nuk e njeh Sali Berishën, është është, të themi, tregon dobësi politike. Kështu që, në këtë kuptim, zoti Binaj nuk ka ndonjë dallim në substancë me çdo kandidaturë tjetër që mund të nxirrte Sali Berisha në këto zgjedhje. Ajo që kam vënë re unë pastaj, dhe këtu do fusja edhe zonjën Manastirliu, sepse dhe ajo është kandidate e zotit Rama, thjesht ajo dihet sepse është ministre, deputete... Po mirë po të pyeta se ajo... Ajo çfarë pastaj i karakterizon dy rivalët e tjerë që unë besoj ose të paktën uroj t'i kem të tillë deri në 2027-ën. Po, Binaj dhe ai të paktën ashtu deklaroi.
Lini një Përgjigje