TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2024, 19:35

Reforma në drejtësi dhe pastrimi i policisë nga të korruptuarit, ambasadori britanik i shkon në zyrë Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Reforma në drejtësi dhe pastrimi i policisë nga të
Rama-Smith

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, i ka shkuar në zyrë kryeministrit Edi Rama.

Ambasada Britanike në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se në takim është theksuar partneriteti i palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar. Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes”, thuhet në postim.

 

Lini një Përgjigje