TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shkurt 2024, 19:34

“Rilindja shkatërroi Shqipërinë”, Berisha akuza Ramës nga dritarja: Më 20 shkurt, të shporrim hajdutin e pangopur!

Shkruar nga Pamfleti

“Rilindja shkatërroi Shqipërinë”, Berisha akuza

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën arrest shtëpie, akuzoi qeverinë se ka kapur çdo pushtet në vend.

Berisha deklaroi se qeveria ka blerë mediat e fuqishme në vend dhe me to shpërndanë dezinformata për të mbajtur pushtetin dhe për të fshehur aferat e korrupsionit.

Më tej ai shtoi se shkatërrimet e qeverisë Rama ishin aq të mëdha sa që Shqipëria ngjan me një vend të mallkuar dhe jo të keq qeverisur. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen në protestën e nesërme, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar qeveritar.

“Të dashur miq, nuk ishte një betejë e thjeshtë kjo e jona. Shqipëria vitet e fundit ka qenë e sulmuar, një agresion i mirëfilltë kundër popullit shqiptar nga aleanca e krimit, drogës dhe korrupsionit. Aleanca, siç u pëlqejnë vetë atyre të quajnë veten, e qelbësirave.

Kjo aleancë, mblodhi kundër shqiptarëve në çatinë e saj, krimin e organizuar, korrupsionin gjigant, korrupsionin transnacional, mediat e korruptuara, antishqiptarë të të gjitha llojeve, mafien ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit dhe mafie të tjera. Të gjitha këto u bashkuan nën emrin Rilindje, dhe të drejtuara nga tradhtari më i ndyrë në historinë e kombit shqiptar, Edvin Kristaq Rama. Kjo aleancë ka para të pashtershme droge dhe korrupsioni. Kjo aleancë ka media të fuqishme. Kjo aleancë ka korruptuar kokë e këmbë drejtësinë e re, drejtësinë e tyre. Kjo aleancë ka korruptuar ambasadorë, diplomatë, gjer dhe shefin e kundërzbulimit të partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Të gjitha këto ishin investuar për të mbyllur sytë shqiptarëve ndaj të vërtetës, ndaj vjedhjeve të tmerrshme që po u bënin. Propagandë e pafundme, mashtrime mediatike të llahtarshme, dezinformime të liga, të gjitha me qëllim që të mbulohej e vërteta se kombi shqiptar është një komb i agresuar, është një kombi i sulmuar. Dy vite më parë, pasi ne si opozitë u ngritëm, ne folëm të vërtetën. Me të madhe theksuam se Shqipëria është në rrezik.

Shqipëria në rrezik ishte slogani ynë, por për hir të vërtetës jo të gjithë na besuan. Vjedhjet e Edi Ramës ishin aq monstruoze sa ngjanin me trillime. Shkatërrimet e Edi Ramës ishin aq katastrofike, sa Shqipëria ngjante një vend i mallkuar dhe jo i keq qeverisur.

Por tani, dy vite më vonë, e vërteta ka dalë në dritë. Çdo akuzë e opozitës, çdo denoncim i juaji në këto dy vite është faktuar. E vërteta ka dalë në dritën e diellit. Prandaj çdo demokrat, më datën 20 shkurt në njërin krah ka këtë të vërtetë që ecën bashkë me të. Kjo e vërtetë do bëjë çdo protestues të pandalshëm, do bëjë çdo protestues fitimtar.

Sepse Edi Rama, ky hajdut i pangopur është rrezik për xhepat e shqiptarëve. Këtë e ka denoncuar opozita, por e ka provuar edhe Eurostat, i cili gjen se shqiptarët, të cilët 10 vite më parë kishin rrogat më të larta në rajon, tani kanë rrogat më të ulëta. Sot shqiptarët kanë rroga afrikane, kurse çmimet i kanë të kripura evropiane.

Prandaj dhe sot në emër tuaj u bëj thirrje solemne çdo shqiptari që nuk e shtyn dot muajin, që ankthi e kaplon kur hyn në merkato nga çmimet e shportës, që i qan zemra që nuk siguron dot një ditëlindje dinjitoze për fëmijën e tij, që nuk mbulon dot në shpenzim të papritur, ka shansin më 20 shkurt të eci në krahë të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësisë së tij. O sot, o kurrë, me 20 shkurt të gjithë në shesh”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje