TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 13:46

Rama zbulon emrin që do t'i zërë vendin në krye të PS: Kur Helena të bëhet kryetare, Pandi kushedi sa mund të ketë përcjellë në Sharrë

Shkruar nga Pamfleti

Rama zbulon emrin që do t'i zërë vendin në krye të

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, parashikoi ditën e sotme se kush do të jetë kryetarja e ardhme e PS që sipas shumë gjasave kjo ditë do të jetë shumë larg.

Rama tha se shpesh bën parashikime për mandatet që do të marrin në zgjedhje, dhe shpesh është i saktë, por sot tha se i lejon vetes të parashikojë që një ditë në krye të PS do të jetë 19-vjeçarja Helena Kaçe.

“E dashur Helena, e ndoqa me vëmendje fjalën tënde dhe u surprizova nga fjalimi përballë audiencës, bëre vetëm një lapsus që the paga minimale është 900 euro, kur është 400, ishte impresionuese.
Zakonisht bëj parashikime për rezultatin e zgjedhjeve, po i lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë, ti me shumë gjasë do të jesh një ditë këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS.
Me këtë që të thash sapo të hapa një problem sepse do kesh shumë sy që nuk do të shohin me dashamirësi, por ky është favori i parë që po të bën partia, sepse kush nuk ka shumë kundërshtarë nuk arrin në majë.
Do kem dëshmitar Pandi Majkon kur të mos jemi më këtu se Pandi është i vetmi i pavdekshëm që kemi këtu, që do dëshmojë se çfarë thashë. Se kush e di se sa do të ketë përcjellë në Sharrë apo Tufinë se është edhe mik me Lali Erin dhe ua gjen varret aty ku do”, tha Rama.

Ndërkohë në fjalën e tij, Rama paralajmëroi se një pjesë e deputetëve të kësaj legjislature nuk do të jenë në lista për deputet të 2025.

Pa dhënë emra ai u kërkoi ndjesë shqiptarëve për disa deputetët “përtacë”, siç i quajti ai që janë shumë larg detyrës së një të zgjedhuri të popullit.

“Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur Akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qysh se kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë”, tha Rama.

Ai foli për një mandate të katër, ku u shprej i bindur se do të marrin një fitore historike.

“Do hyjmë për fitoren më shembyllore të të gjithë serisë së pandërprerë të fitoreve tona”, tha Rama.  

'Mandati ynë i 4 do jetë mandati i mbledhjes së shumë fryteve  të punë së gjatë dhe të vështirë, mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe sfidat për të kapërcyer.”, u shpreh kryesocialisti.

edi rama helena kaçe

Lini një Përgjigje