Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Lindita Nikollën në fjalën hyrëse në Kongresin e PS, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen si kryeparlamentare në seancën e fundit plenare.
“Dua të ndalem për të përshëndetur dhe falenderuar edhe në emrin tuaj, Lindita Nikollën. Shërbeu si kryetare e kuvendit në 3 vjet jo të lehta të jetës parlamentare, bëri më të mirën e saj.” theksoi Rma ndër të tjera.
Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit teksa mbajti fjalën në Kuvend, duke zbuluar se arsyeja e kësaj dorëheqje lidhet me një situatë personale shëndetësore.
E vendosur shpesh në qendër të sulmeve verbale nga opozita, Nikolla tha se përtej akteve të poltikës teatrale, do largohet nga ajo sallë me ndjesinë e mirë të respektit për secilin.
“Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju”, tha Nikolla.
Mesazhin e saj, Nikolla e mbylli me një lutje që largimi i saj të mos spekulohet politikisht, ndërsa falënderime shkuan edhe për kryeministrin Edi Rama.
Lini një Përgjigje