TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 11:25

Nis Kongresi i PS, Nikolla shfaqet krah Ramës pas dorëheqjes si kryetare e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Nis Kongresi i PS, Nikolla shfaqet krah Ramës pas dorëheqjes si
Nikolla dhe Rama në Kongresin e PS

Partia Socialiste ka nisur Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongreseve.

Pas mbërritjes së kryetarit të tyre Edi Rama dhe këndimit të himnit kombëtar, socialistët kanë nisur Kongresin Zgjedhor të tyre.

Në sallën e Pallatit të Kongreseve, Lindita Nikolla është shfaqur përkrah kryeministrit Edi Rama pas dorëheqjes si kryetare e Kuvendit.

Kryeministri Rama ka mbërritur i fundit në mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste.

Ai ngjiti shkallët e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë Blendi Klosi.

Nis Kongresi i PS, Nikolla shfaqet krah Ramës pas dorëheqjes si
Edi Rama

Tashmë do të startojnë 3 sesionet e Partisë Socialiste e në përfundim pritet të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë.

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigrantëve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.

Për kandidatët të cilët do të aspirojnë të bëhen deputetë me PS, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.

nis kongresi i ps

Lini një Përgjigje