TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2024, 21:48

“Asgjë nuk do të thotë për ne se ikën Linda dhe vjen Elisa”, Berisha dekonspiron planet e Ramës për kreun e Kuvendit?

Shkruar nga Pamfleti

“Asgjë nuk do të thotë për ne se ikën Linda dhe

Largimi i Lindita Nikollës nga kreu i Kuvendit ishte një surprizë dje, si për socialistët ashtu dhe për demokratet.

Nesër është Kongresi i PS dhe flitet se mund të kemi caktimin e kryetarit të ri nga Rama. Ka disa emra që qarkullojnë, nga Pandeli Majko, te Elisa Spiropali apo Fatmir Xhafaj.

Ky zhvillim nuk i ka shpëtuar as Sali Berishës, ku sipas tij detyrën do ta marrë Spiropali.

Asgjë nuk do të thotë për ne se ikën Linda e parlamentit dhe kthehet Eliza e parlamentit”, tha kreu i PD.

Më tej në fjalimin nga dritarja e banesës, ai sulmoi krun e SPAK. Berisha thotë se nuk duhet të presin asgjë nga Dumani, të cilin e quan zagar dhe mercenar, apo nga SPAK, që sipas tij është një organizatë kriminale.

A mundet ne të firmosim pas një viti mandatin e krimit të Edi Ramës? Të firmosim zbrazjen e mëtejshme të Shqipërisë? Të firmosim vjedhjen dhe plaçkitjen e saj? Miqtë e mi, koha na thërret, vota e lirë na thërret. Ndaj dhe të përgatitemi, asgjë nuk presim ne nga zagarë dhe mercenarë si Dumani dhe organizata kriminale e Skrapit”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje