
Pritet me interes nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë.
Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës në parti.
Kryesocialisti Edi Rama, ministrat e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku punimet pritet të nisin rreth orës 11:00.Ndërkohë, pjesa më e madhe e delegatëve janë mbledhur me herët dhe po kryejnë procesin e verifikimit.
Delegatët në këtë Kongres, do të zgjedhin asamblenë e përgjithshme e përbëre prej rreth 400 anëtarësh.
Me kërkesë të kryetarit të PS-së Edi Rama, për herë të parë në asamblenë e re nuk do të ketë drejtor drejtorish.Pritet me interes fjala e kryesocialistit Edi Rama se çfarë objektivash do t’i vendosë PS-së për parlamentaret e 2025.
Menjëherë pas fjalimeve do të nis procesi votimit për anëtarët e rinj të asamblesë e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e sekretariatit të ri të PS, i gjithi i shkarkuar nga Rama, prej Korrikut 2023.
Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin.
Mbetet për t’u parë nëse gjatë fjalës në kongres Edi Rama do të preferojë të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten nga drejtimi Kuvendit të Shqipërisë. Emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi i Nikollës, janë Spiropali dhe Çuçi.
Nëse kjo nuk do të ndodhë në kongres, atëherë pak përpara nisjes së sesionit parlamentar të vjeshtës do të mësohet emri kryetarit të ri të kuvendit.
Lini një Përgjigje