Jo vetëm Partia Socialiste është në punë të dielën pasi sot mbahet Kongresi i Partisë.
Edhe presidenti Bajram Begaj është shfaqur në Presidencë këtë të diel në punë.
Begaj është filmuar duke hyrë në ambientet e Presidencës.
Nuk dihet axhenda që e ka sjellë Begajn në punë edhe këtë ditë pushimi. Flitet se mund të ketë ndryshime në qeveri në Kongresin e PS-së dhe Begaj ka ardhur në zyrë për të bërë dekretimet ose dekretimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, para se të nisë pushimet. Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë.
Axhenda e Kongresit të PS
Mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele. Në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” do të parqesin arritjet e deritanishme.
Në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion.
Pjesa e tretë do të fokusohet tek punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja për Parlamentin Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqëndrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.
Fjalimi kryesor do t’i përkasë kreut të PS, Edi Ramës, i cili në mëngjes publikoi dhe një foto të dekorit të Kongresit ku dhe do të mbahen fjalimet. Rama pritet të prezantojë edhe platformën për zgjedhjet e ardhshme, “deputeti qe duam”.
Lini një Përgjigje