
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali mbajti fjalën në Kongresin e PS.
Spiropali tha se shumë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, kush ikën e kush vjen, referuar edhe informacione që kanë qarkulluar se priten ndryshime në qeveri.
"Jemi e vetmja alternativë që e dimë se çfarë duhet, miq e kundërshtarë indiferentë ne të tjerë kam pritshmëri se çfarë do të ndodhë sot, vendimet ndikojnë në jetën e çdo individi dhje jetën e vendit. Dëshmon jo vetëm rëndësinë e PS por edhe peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë që pos ka në veprimtarinë e saj.
Shumë horoskopë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, se kush ikën dhe kush vjen, ka shumë dilema nga publiku nëse do të notojmë në të njëjtat ujëra apo do të ndryshojmë me guxim dhe kurajë. Do të mbetemi robër të vetëkënaqësisë si zgjedhje e vetme apo do të ofrojmë zgjidhje të reja drejt stacionit të afërt të zgjedhjeve të përgjithshme", tha Spiropali.
Lini një Përgjigje