Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kongresin e PS ka sulmuar ashpër deputetët e partisë që sipas tyre shumica trokasin në zyrat e shtetit vetëm për hallet e tyre.
Nga Kongresi i Partisë Socialiste, pa dhënë emra ai u kërkoi ndjesë shqiptarëve për disa deputetët “përtacë” dhe 'dembelë', siç i quajti ai që janë shumë larg detyrës së një të zgjedhuri të popullit.
Ai tha se në skuadrën e re politike, ata që do të futet në garë për ndeshjen e radhës do të jenë vetëm ata njerëz që bëjnë punë të madhe, pa bujën më të vogël.
“Detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë në vendin ku jeton komuniteti që i ka dhënë mandatin. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë tjetër veçse shembulli që dëgjon njerëzit dhe të zhvillojë dijet me problemet që duhet të merret, të zgjidhë halle të mëdha dhe të vogla. Të jesh deputet i kësaj partie, e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është borxh që nuk lahet dot kurrë.
Atyre që më pyesni shpesh ku e gjen këtë energji ua kthej me një buzëqeshje, por dua tu them nuk kam sesi rri dot asnjë orë rehat përderisa ata që ma kanë bërë këtë nder, ka shumë që nuk janë rehat në atë orë, kjo është çështje detyre. U kërkoj të gjithë atyre që deputet nuk janë por kanë investuar mundin tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë.Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qyshse kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur në hënë.”, tha Rama.
Ai foli për një mandate të katërt, ku u shpreh i bindur se do të marrin një fitore historike.
“Do hyjmë për fitoren më shembyllore të të gjithë serisë së pandërprerë të fitoreve tona”, tha Rama.
I bindur për fitoren e një mandati të katër, Rama theksoi se me bashkëpunimin e të rinjve që do i bashkohen kësaj force politike do të tejkalohet çdo barrierë.
“Mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pakthyeshmërisë së sigurtë të progresit të pandalshëm, i mbledhjes së shumë fryteve të tjera të punës së gjatë e vështirë të këtyre viteve në drejtimin e Shqipërisë, mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi e sfidat për ta kapërcyer kthesën e madhe historike që nisëm një dekadë më parë e për ta mbyllur me sukses procesin e negociatave për anëtarësim në BE”, tha ai.
Lini një Përgjigje