TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Korrik 2024, 13:03

Rama i sigurtë për mandatin e 4: Sot mbjellim fitoren që do të korrim në zgjedhjet e 2025-ës

Shkruar nga Pamfleti

Rama i sigurtë për mandatin e 4: Sot mbjellim fitoren që do

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet në 2025, ndërsa ka deklaruar se sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korret pranverën e ardhshme.

Në fjalë e tij në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste ai u shpreh se sot nis projekti i PS për partinë dhe Shqipërinë 2023.

"Ky është një stacion me rëndësi në rrugëtimin e partisë sonë. Jo thjesht se sot do zgjedhim përfaqësuesit në Asamblenë kombëtare, nga ku do të dalë edhe kryesia dhe sekretariati i ri i PS. Nis mbjellja e fushës së fitores që do të korrim në pranverën e ardhshme, për të gjithë shqiptarët. Sot nis natyrshëm edhe projekti i PS 2030 për të cilin një gjeneratë tjetër, duhet të marrë kreshendon hap pas hapi më shumë pjesë, më shumë peshë, më shumë përgjegjësi. Është koha e duhur për të punuar me një ambicie të re të madhe paralelisht jo vetëm për Shqipërinë 2030, pore dhe për PS 2030", tha Rama.

 

rama mandati 4 fitore 2025

Lini një Përgjigje