Që në nisje me shumë “show”, duket se edhe mbyllja e Samitit të Diasporës po ndjek të njëjtin ritëm. Në qendër të vëmendjes këtë herë nuk janë politikat konkrete apo rezultatet, por një gjest simbolik i kryeministrit Edi Rama: dorëzimi i pasaportës shqiptare për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Erik Adams.
Ceremonia, e zhvilluar në kuadër të Samitit IV të Diasporës, u shoqërua me tone humori nga ana e kryeministrit, i cili deklaroi se Adams së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe.
“Jemi të vetmit që mund të themi: e kisha këtë punë! Tani është dorëzuar, kush ka guxim ta marrë këtë mundësi. E di që je familjar me këtë, por ajo që ndodh këtu është ndryshe: këtu çdo gjë hapet dhe rritet. Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri”, tha Rama.
Megjithatë, përtej atmosferës festive, mbeten ende pa përgjigje disa pyetje thelbësore: mbi çfarë baze ligjore iu dha pasaporta shqiptare Erik Adams dhe a janë respektuar procedurat përkatëse? Deri tani nuk ka një sqarim zyrtar mbi këtë çështje.
Samiti u zhvillua në një skenografi të kuruar deri në detaje. Shkallët e Pallatit të Kongreseve u shtruan me tapet të kuq, ndërsa simbolika kombëtare dhe pjesëmarrja e dhjetëra shqiptarëve nga diaspora krijuan një atmosferë ceremoniale.
Ky është samiti i katërt i organizuar nga qeveria në harkun e një dekade, por pa një bilanc të qartë publik mbi ndikimin konkret që këto takime kanë pasur në përfshirjen reale të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Jam kurioz te kush filial poste e bleu kuponin e Pasaportes dhe ID
boll me marketing o z. KM... me mire merru me arsyet pse Shqiptaret perdite braktisin vendin e tyre o jo me qoka... e pastaj, mbi çfarë baze ligjore iu dha pasaporta shqiptare Erik Adams dhe a janë respektuar procedurat përkatëse?
Nuk e di se cfare lloj eksentriku eshte ky Koci i Teto Sofkes, na i klasifikoi edhe keta afrikanet si gege. Hajde c'vete na e beri pasaporten Shqiptare si leter tualeti qe ta fshije bythe kushdo kur dhitet. Cfare kuptimi ka e per cfare i duhet ketij geges zeshkan pasaporta Shqiptare. Si duket do hape jetimore me keta e te beje biznes. Ptu!
Kjo eshte percmim per shqiptaret e vertete. Kesula e bardhe nuk eshte per zezaket por identitet shqiptare. I ftoj shqiptaret nga gjith bota per tju thene se vendin tuaj po e zem ne gabelt e zezaket.