TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2026, 16:53

“Tmerr”, Braçe denoncon situatën me plehrat në Njësinë 9 në Tiranë: Kjo është shqetësuese! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Tmerr”, Braçe denoncon situatën me plehrat në
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet për baterdinë që bëhet nëpër lagjet e Tiranës me plehrat dhe rrugët e pashtruara.

Ditën e sotme Braçe ka publikuar një video nga Njësia 9 në Tiranë, ku denoncon problematikat me mbetjet urbane dhe mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse.

Braçe shprehet se situata në disa zona pranë qendrës së qytetit, konkretisht pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, është shqetësuese.

Sipas tij, grumbullimi i inerteve ka vijuar prej më shumë se dy muajsh, ndërsa banorët raportojnë se depozitimi i mbetjeve vazhdon.

Deputeti thekson se kjo situatë jo vetëm dëmton mjedisin, por ndikon edhe në imazhin e qytetit, sidomos për të huajt që jetojnë në zonë.

“Banorët më bënë me dije shqetësimin se të huaj që banojnë në lagje e shohin këtë pamje dhe e keqvlerësojnë Tiranën,” shprehet ai.

Braçe e lidh problemin me mungesën e kontrollit dhe përgjegjshmërisë nga autoritetet, duke përmendur institucionet shtetërore, bashkinë dhe policinë si përgjegjëse për parandalimin, ndëshkimin dhe pastrimin e situatës.

“Plehrat janë produkt i një kulture të gabuar, por edhe rezultat i mungesës së kontrollit në territor,” thekson ai, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problematikës.

Postimi i Braçes: Tirana/9ta

Në territor, si deputet i gjithë Tiranës

Në lagje, në mes të Tiranës, pas Piazza-s dhe pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës;

Pupupupupupupupu!

Inertet urbane janë një tmerr;

Pas Piazza-s banorët më thanë se kanë mbi dy muaj aty dhe vijojnë e hedhin;

Pas Shkencave, muri tjetër është një qendër sociale.

Ndërkohë banorët më bënë me dije shqetësimin se shumë të huaj që banojnë në lagje shohin këtë pamje dhe e keqvlerësojnë Tiranën.

Shikoni; Plehrat janë produkt i një kulture mizerabël që kemi; por edhe problem që vjen nga mungesa e kontrollit dhe përgjegjshmërisë ndaj territorit;

Troç: mosqenia në territor e autoritetit shtetëror, bashkisë, policisë etj., për të parandaluar, ndëshkuar e pastruar!

Nuk do ndodhë më! Kaq!

erion brace denoncim

3 Komente

  1. A
    Ay

    Miremengjes Erion. Tani te doli gjumi? Logjikes tende, s´ke ca ti shtosh asnje presje. Te pastrojme Tr se na shikojne te huajt. Pa ne qe jetojme ketu cdo dite, s´ka problem. Shen Turistet te ndjehen mire, pa ne te tjeret, le te vdesim.. Problemi me i madhe pas Piazza-s nuk jane plehrat miku im, por droga. Ne Maj-Korrik kishte edhe turiste te bere dru ne heroine. Te shtire pa ndjenja, dhe me shishe lengjesh me sheqer prane. Gojet e liga thone qe Tr ka edhe turizem droge dhe seksual...po goje te liga, nga ata qe s´ja duan te miren vendit.

    1. B
      Babloku

      Po kujt i thote ky, ankohet per qeverrine e vet qe i paguan melonat rroge mujore

      Lini një Përgjigje