TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 10:02

Rama ‘shkund’ drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, u kërkon 50 mijë anëtarësime të reja

Shkruar nga Pamfleti
Rama ‘shkund’ drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, u
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politik të qarqeve.

Takimi është bërë në selinë rozë, ku mësohet se i pranishëm ka qenë edhe kryebashkiaku, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë që duhet thënë se ky takim vjen në një kohë kur PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët.

Drejtuesit politikë të qarqeve do të bënë një analizë të punës në terren. Fokusi kryesor për momentin është 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.

edi rama

Lini një Përgjigje