TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2024, 07:48

“Kishte qëllim të përçante partinë”, pse u largua Gazment Bardhi nga Lulzim Basha?

Shkruar nga Pamfleti

“Kishte qëllim të përçante partinë”, pse

Gazment Bardhi ka folur për lëvizjet e tij brenda Partisë Demokratike, largimin nga Lulzim Basha dhe bashkimin me Sali Berishën. I ftuar në emisionin Opinion, Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Sipas tij qëllimi i Bashës nuk ishte forcimi i PD-së, por përçarja e partisë.

“Unë kam menduar një rrugë tjetër të mënyrës si do duhet të zgjidhej çështja e PD, kam luftuar gjithmonë për bashkimin e PD. Nuk llogaris dot që një parti e ndarë në 7 copa e mund Edi Ramën. Kam kuptuar që qëllimi i tij nuk është forcimi i PD, ishte të mbante të përçarë PD. Kjo bie ndesh me atë mirënjohje që unë kam ndaj sakrificës të secilit anëtar partie. Më thoni një gjë që ka bërë kundër qeverisë së Edi Ramës? Merret çdo ditë me sulmet ndaj Partisë Demokratike. Basha është rikthyer në një proces që unë e kam kontestuar. Kam besuar që beteja që ne nisëm në Shtator 2021 ishte për ta forcuar, dhe kam hequr dorë menjëherë, se unë nuk jam i verbër, kur pashë që partia po shuhej”, u shpreh Gazment Bardhi.

gazment bardhi lulzim basha sali berisha

Lini një Përgjigje