
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka folur sa i përket mundësisë së votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të 2025. Ditën e sotme gjatë mbajtjes së seancës parlamentare, disa protestues kanë hyrë në Kuvend duke protestuar për mundësinë e votimit të diasporës.
Celibashi ka deklaruar se do të arrihet për zgjedhjet e vitit 2025 por me një kusht. Ai thotë se duhet të plotësohen boshllëqet ligjore brenda këtij sesioni parlamentar.
“Shpresoj që të bëhet dhe ka mundësi të bëhet por me kushtin që kuvendi të bëjë plotësimin e boshllëkut ligjor brenda këtij sesioni”, tha ai.
Lini një Përgjigje