TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 18:04

Projektligji kundër ‘tradhtarëve’, Petro Koçi: Rasti i Belerit nuk duhet të përsëritet më!

Shkruar nga Pamfleti

Projektligji kundër ‘tradhtarëve’, Petro Koçi:

Deputeti socialist Petro Koçi ka shpjeguar arsyet pse propozoi nismën që të mos kandidojnë apo emërohen në funksione publike persona që përdhosin simbolet kombëtare.

Koçi e cilësoi si një projektligj që plotëson dekriminalizimin.

“Ky është projektligj që plotëson ligjin e dekriminalizimit. Zgjedhja do të thotë që ti ti shërbesh me adhurim republikës. Është fare pa sens që KQZ e ka të pamundur të ndalojë persona që janë dëmuar për përdhosje të simboleve. Nga ana tjetër kemi një kategori që përfshihet në nenin 145 të kodit që para Persona që e urrejnë republikën dhe kanë përdhosur simbolet e saj të kandidojnë e me demek të përfaqësojnë republikën”, tha ai për “ReportTV”.

Koçi deklaroi se kjo iniciativë e ka marrë spunton nga rasti i Fredi Belerit. Ndër të tjera ai theksoi se ky projektligj I shpëton edhe partitë politike nga mëkati.

“Spunton e ka marrë nga Beleri. Po në fakt ligji dhe kqz. Ky projektligj i shpëton dhe partitë politike nga mëkati. Edhe PD e LSI do ta kenë të pamundur nesër që të kandidojnë figura që janë përfshirë në ngjarje të rënda apo që janë dënuar nga gjykata për përdhosje të republikës. Kjo është një çështje që lidhet me standardet ligjore të republikës së Shqipërisë. Si ndalohet një spiun i shërbimeve sekrete që ta ndalosh të kandidojë për kryetarë partie”, deklaroi Koçi.

Kjo nismë depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Petro Koçi parashikon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për ata persona që i ka cilësuar si “tradhtarët e Kombit”.

Lini një Përgjigje