TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2024, 16:02

“Djalli fshihet në detaje”, Alibeaj: Nga amnistia penale përfituan deri në 100 persona të hetuar për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

“Djalli fshihet në detaje”, Alibeaj: Nga amnistia penale

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj, ka komentuar amnistinë penale

Alibeaj theksoi se nga drafti përfituan deri në 100 persona, që janë hetuar për korrupsion.

Qeveria dhe Rithemelimi thanë se nga amnistia nuk do të përfitojnë ata që janë dënuar nga SPAK. Me amnistinë e fundit përfitonin ata që ishin dënuar nga GJKKO. 80 deri në 100 persona që janë dënuar për korrupsion dhe kanë përfituar nga amnistia. Ky numër mund të rritet edhe më tej, sepse ka persona të tjerë që janë në procese gjyqësore dhe duan të përfitojnë nga amnistia.

Nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët. Në amnisti nuk u përfshi vepra penale e parashikuar nga neni 75/b dhe 75/c, por u përfshi neni 75/a, pra nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë që të përfitojnë të korruptuarit”, tha ai në News24.

Lini një Përgjigje